Kate Moss shfaq stilin e saj unik në rrugët e Parisit

01:45 | 20 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ajo ka dëshuar edhe  njëherë fuqinë e saj si supermodele pasi iu kthye pistave me mikeshën e saj Naomi Campbell.

Kate Moss  44 vjeç, pas sfilates në Paris, ka mahnitur nëpër rrugët e qytetit e dashurisë, ku është shfaqur me një stil unik, transmeton portali arbresh.info

Ajo është parë duke u larguar nga Ritz Hotel me të dashurin e saj Count Nikolai von Bismarck.

E veshur me një palë çizme mbi gju, me një setër klasike dhe një shall ngjyrë qielli, Moss ka dëshmuar se ajo do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të stilit të saj.

Kate Moss dhe Naomi Campbell kanë marrë pjesë në sfilaten e modës së stilistit Louis Vuitton për sezonën e vjeshtë –dimër 2019./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme