Edhe pse statusi i saj social i lejon të bëjë një jetë përrallore, si dhe të ketë pranë vetes dado dhe mësues profesionistë e ndër më të kualifikuarit, Kate Middleton ka vendosur të rrisë dhe edukojë e vetme tre fëmijët e saj.
Për mamanë e njohur të familjes mbretërore, prindërimi është një sfidë e pafund dhe pavarësisht thjeshtësive dhe mundësive që i ofron titulli, ajo nuk është gjë tjetër veçse një mama e lodhur, e pafuqishme përballë pyetjeve dhe kureshtjes së tyre, e acaruar kur nuk duan të hanë apo kanë naze pak përpara gjumit, e lumtur me arritjet e tyre, si dhe shpeshherë e pasigurt për të ardhmen që i pret etj, e thënë më ndryshe Kate është njëlloj si të gjitha mamatë në të gjithë botën.
Dhe këtë e ka pranuar publikisht dje në prezantimin e FamilyLine, një linjë e re telefonike që ofron ndihmë për prindërit e rinj. Ndryshe nga ç’kishte ndodhur më parë, kujtojmë këtu se Kate flet rrallë për fëmijët e saj, dukesha iu drejtua me tone pozitive dhe shumë miqësore të pranishmëve.
”Të gjithë përjetojmë të njëjtën sfidë si prindër. Na ndihmojnë shumë vitin e parë të prindërimit, por pas kësaj periudhe nuk ka shumë libra të na udhëzojnë. Duhet t’ia dalim mbanë vetë, të mësojmë me fëmijë dhe të rritemi me ta’’-përfundoi mamaja e princit George 5 vjeç, Charlotte-s 3 vjeç dhe princit Louis që mbush sivjet 1 vjeç sivjet në prill.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së