Në pamje të parë duket se George dhe Charlotte kanë çdo gjë që një fëmijë, apo edhe i rritur do të dëshironte, e sigurisht që për këtë duhet të falënderojnë edhe fatin e mirë e të qenit pjesë e familjes mbretërore angleze. Por a mund të bëjnë motër e vëlla çdo gjë që duan? Sigurisht që jo. Pak ditë më parë ju njohëm me një fakt tejet interesant, që mbretëresha Elizabeth u kishte ndaluar dy trashëgimtarëve (George i tretI në radhë, kurse Charlotte e katërta) të fronit të hanin patate të skuqura, mami Kate u ka ndaluar kategorikisht të mos marrin pjesë në festat e familjes në orë të vona.
Pak ditë më parë, ajo dhe William morën pjesë në ‘’Royal Variety Performance”, një festë shumë e njohur në nder të tyre, dhe menjëherë sa morën vesh këtë gjë edhe dy fëmijët e parë të çiftit donin t’u bashkoheshin.
George dhe Charlotte e duan shumë kërcimin dhe muzikën dhe donin të ishin patjetër, por mami Kate Middleton as nuk u mundua dy herë që t’u thoshte ‘’Jo”. Sipas një burimi pranë Pallatit të Buckingham-it, dukesha dëshiron që dy fëmijët e saj të rriten sa më ‘’normalë” dhe nuk dëshiron t’u plotësojë të gjitha tekat, aq më tepër që kjo u ishte dukur e papërshtatshme për moshën e tyre.
I njëjti burim citon “ Kate dëshiron t’i mbajë sa më larg presionit mediatik dhe blicit të fotografëve. Ajo i kushton shumë rëndësi edukimit të tyre dhe rritjes së tyre sa më normale. Ata nuk mund të kenë gjithçka dhe ajo kujdeset të mos i llastojë.”
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...