Pavarësisht situatës me shëndetin, jo vetëm të princeshës së Uellsit, por edhe të vetë mbretit Charles, që është diagnostikuar me kancer, duket se asgjë nuk e ka penguar këtë të fundit që t’i japë një titull të ri mbretëror, Kate Middleton.
Sipas mediave, ky është titulli i parë i këtij lloji në historinë e familjes mbretërore brtianike. Kate është zyrtarisht shoqëruese mbretërore e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit, kjo pas vendimit të fundit të vjehrrit të saj, mbretit Charles.
Nusja e djalit të mbretit është anëtarja e parë e familjes mbretërore që është emëruar me titullin e Shoqëruesit të Nderit.
Urdhri i Shoqëruesve të Nderit u themelua nga Mbreti George V në vitin 1917 për të njohur arritjet e jashtëzakonshme në arte, shkenca, mjekësi dhe shërbime publike, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.
Aktualisht, anëtarët e këtij urdhri janë personalitete në fusha të ndryshme duke nisur me politikanë, këngëtarë, shkencëtarë, novelistë, aktorë dhe atletë. Mes personazheve të famshëm janë emra të tillë si Elton John, Paul McCartney, J.K.Rowling etj.
Duket se titulli i ri është shenja e fundit e mbështetjes mes mbretit dhe princeshës së Uellsit, e cila ka pranuar publikisht përmes një videoje se prej muajit mars po trajtohet për sëmundjen e kancerit. Mbreti Charles po ashtu, ka bërë me dije se o vuan të njëjtën diagnozë dhe është duke iu nënshtruar trajtimit kundër kancerit, sëmundje që u konfirmua disa muaj më parë./anabel
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian