Google ADS

Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapisë

18:46 | 22 Shtator 2024
E.G

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u shfaq për herë të parë në publik qëkur njoftoi se ka përfunduar kimioterapinë.

Kate, ishte bashkë me Princin William, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, teksa morën pjesë të dielën në kishën Crathie Kirk në Balmoral, shkruan DailyMail.

Princesha e Uellsit dukej në gjendje të mirë teksa po shkonte për në shërbimin kishtar të së dielës.

Kjo është hera e parë që është parë në publik që kur zbuloi se ka përfunduar kimioterapinë.

Ajo vendosi një nga kapelet e saj të preferuara ngjyrë kaki, të cilën i vendos gjatë shkuarjes në kishë.

Kate u fotografua teksa ishte brenda në makinë, derisa Princi Wiliam drejtonte veturën.

Në fillim të kësaj jave, u raportua se Princesha e Uellsit iu ishte rikthyer detyrave publike pasi bëri të ditur përfundimin e kimioterapisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme