Kate Middleton me të njëjtin stil veshje si princeshë Diana

18:24 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Dukesha e Cambridge, Kate Middelton është duke vazhduar turneun mbretërorë së bashku me Princin William në vendet skandinave.

E njohur për stilin e saj të veçantë dhe elegantë, Kate në këtë turne ka vendosur të inspirohet nga Princeshë Diana, nëna e Princ William, shkruan arbresh.info.

Në ditën e parë të turneut dukesha kishte veshur një pallto të kuqe me të bardhë të cilën e kishte kombinuar me një qant Channel dhe taka kafe stil i njëjtë ky me

atë që princeshë Diana e kishte veshur rreth 30 vite më parë.

Në vazhdën e turneut ajo është parë edhe me një palltë ngjyrë të kaltër e ngjashme me atë që princesha e ndjerë e kishte veshur në shkurt të vitit 1984 gjatë një vizite në Oslo.

Stili elegantë i dukeshës e vënte në pah edhe shtatzëninë e Kate e cila është në pritje të fëmijë së tretë./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme