Ata duket se ishin prindërit më krenar, kur u panë për herë të parë me vajzën e tyre Rani.
Kate Hudson po e shtyente karrocën e vogëlushes, e cila erdhi në jetë më 2 tetor, derisa i dashuri i saj Danny Fujikaëa po ecte pranë saj, gjatë shëtitjes së tyre në Los Angeles.
Çifti kishin zgjedhur të visheshin në mënyrë sportive, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë filluar lidhjen e tyre para më pak se një viti derisa Rani është fëmiu i tyre i parë.
Aktorja kohë më parë në një intervistë për The Talk kishte treguar se ajo e kishte njohur Danny përmes miqve të saj të ngushtë, Sara and Erin Foster.
“Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për 15 vjet. Ai është vëllau i shokut tim të ngushtë. Unë e kam njohur familjen e tij pothuajse krejt jetën. Të kesh këtë lidhje është diçka e jashtëzakonshme”, kishte thënë ajo.
Rani është vajza e tretë e aktores. Ajo ka dy djem, Ryder Russell Robinson, 14, dhe Bingham Haën Bellamy, 6, nga lidhjet e mëparshme me rokerët Chris Robinson dhe Matt Bellamy, respektivisht.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës