Kastro Zizo ka shpërthyer në kritika pas mbrëmjes finale të festivalit Kënga Magjike.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka kritikuar kolegët.
Kastro rrëmbeu çmimin “Interpretimi më i Mirë” në këtë festival, por nuk është ndarë i kënaqur nga votimet për çmimin kryesor.
“Flm për secilin artist që na votoi për të dalë në finale dhe për të fituar çmimin. FLM edhe për çdo puçërr që na dha 0 pikë apo akoma më keq 1,2,3,4 apo 5 pikë. Puçrra ka qelb brenda, thjesht do shtrydhur. Hajt me të mira”, ka shkruar Kastro në rrjetin social Instagram.
Kastro nuk është artisti i vetëm që ka shprehur pakënaqësi.
Këtë ka bërë edhe Stresi dhe disa artistë të tjerë.
Formati i votimit të vet këngëtarëve në Kënga Magjike ka favorizuar në masë të madhe Anxhela Peristerin, e cila edhe rrëmbeu çmimin e parë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...