Kaq të bukur nuk e keni parë Mimoza Shkodrën

14:49 | 30 Mars 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.

Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhet të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan portali arbresh.info.

Së fundmi ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram teksa shfaqet e veshur elegante me një fustan ngjyrë vjollce.

Theksojmë se në vitin e kaluar, emri i Mimoza Shkodrës ka qarkulluar shumë nëpër faqet rozë falë lidhjes së saj me Seldi Qalliun, me të cilin këngëtarja u fejua dhe më pas çifti u nda. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme