“Floriani i vogël” tani si rritur.
Këngëtari, Florian Beqiri u bë pjesë e skenës muzikore qysh në moshën pesë vjeçare, ai arriti të mbledh adhurues të shumtë të këngëve të tij.
Çdo kush e mban mend këngën “Ngjyra e kuqe”, të Adrian Gaxhës dhe Florianit, këngë kjo e cila ia hapi dyert Florianit për rrugëtimin e tij drejtë skenës së muzikës tonë.
Floriani fitoi simpatinë e të gjithëve dhe bashkë me muzikën u rrit edhe ai.
Prej kohës kur Floriani solli këngen “Ngjyra e kuqe “ ka pasur shumë ndryshime, nga një djalë i ëmbël të cilin e kemi parë atë kohë , tani për dikë ai mund të duket edhe si një person tjetër.
Përveç bashkëpunimit me Ardianin, Floriani solli edhe bashkëpunime tjera me emra të njohur të estradës sonë si: Lindon Berisha, Milot Hasnaxhekaj, por nuk munguan as projektet solo të Florianit.
“Helëm”, është kënga e tij e fundit e cila është publikuar vitin e kaluar.
Se a do të sjellë këngë te re Floriani gjatë kësaj vere mbetet të pritet në vazhdim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...