Skenat kaotike kanë shënuar edicionin e fundit të garës Miss Bumbum në Brazil, pasi njëra nga humbëset shqeu shiritin e fitueses posa u kurorëzua.
Ellen Santana, që përfaqësonte shtetin e Roraima, u shpall fituese e çmimit për të pasmet më të mira të Brazilit në ceremoninë që u mbajt në Club Eazy në Sao Paulo, transmeton portali arbresh.info.
Por Aline Uva, 27 vjeçe që nuk arriti të ishte as në tre vendet e para, papritmas vrapoi në skenë dhe ia kapi shiritin fitueses legjitime, para se të thoshte se ishte garuesja e vetme 100 për qind natyrale.
Ky gjest i la pranishmit duke mos e ditur se kush kishte fituar.
E zemëruara Uva, prapanica e së cilës është 110 cm, 5 cm më e madhe se e Santanas, pretendon që votim ishte sabotuar dhe që mund të kishte fituar, pasi që ishte e vetmja kandidate që nuk kishte rritur të pasmet përmes kirurgjisë.
Ajo gjithashtu kishte fituar më së shumti vota nga publiku për finale.
Duke folur prapa skene ajo tha: “I kam respektuar të gjitha rregullat dhe të pasmet e mia janë të vetmet që janë 100 % natyrale.
“E kapa shiritin e fitueses, sepse jam gruaja e vetme që e meritoj titullin.
“Unë përfaqësoj prapanicën natyrale braziliane dhe askush nuk mund ta marrë këtë nga unë. Tre gratë që kanë fituar më së shumti vota, janë të gjitha fals, të pasmet e tyre janë puro silikon, kjo është e padrejtë”, u shpreh ajo.
Kjo ngjarje që organizohet prej vitesh ka ardhur drejt fundit, pasi organizatorë vendosën t’i japin fund garës që ka vënë plot gra drejt famës dhe pasurisë./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...