Reperi i njohur, Kanye West postoi në profilin e tij në Instagram një fotografi të ish-vjehrrës Kris Jenner.
45-vjeçari tregoi përmes Instagram Story qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se është bërë për qëllime të mira.
“E postova Krisin me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë narrativin”, ka shkruar West.
Reperi ka pasur njëfarë acarimi në të kaluarën me Jenner, duke përdorur rrjetet sociale për të transmetuar ankesat e tij me 66-vjeçaren e cila është nëna e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian.
Në fillim të këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, kur ishin 25 vjeç, të pozonin për Playboy.
Kujtojmë se, West e krahasoi Jenner me liderin e Koresë së Veriut Kim Jongun në një postim në korrik 2020 në Twitter./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...