Marrëdhëniet sentimentale në Hollywood zakonisht rezultojnë kalimtare për disa prej yjeve të famshëm.
Ky është rasti i reperit Kanye West, i cili duket se është ndarë nga partnerja e tij, Chaney Jones, pas katër muajsh lidhje.
Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian ishte përpjekur të krijonte një lidhje dashurie me një grua që fizikisht ishte shumë e ngjashme me nënën e fëmijëve të tij.
Dhe në përgjigje të komenteve se në fizik dukej e ngjashme me Kim Kardashian, Chaney nuk kishte bërë asnjëherë ndërhyrje në fytyrë e po ashtu edhe format trupore të saj ishin natyrale.
Kanye West me një pushim romantik me të dashurën e re në një resort luksoz ku nata kushton mbi katër mijë euro – në të njëjtin vend ku e solli Kim Kardashianin për ditëlindjen e 37-të
U raportua se lidhja e saj me Kanye West filloi katër muaj më parë dhe me sa duket gjithçka po shkonte mirë deri në atë masë sa Chaney bëri një tatuazh me inicialet “Ye” në kyçin e dorës.
Mirëpo, diçka e çuditshme ka ndodhur pak ditë më parë dhe kjo ka qenë shkas për një ndarje mes tyre.
Sipas informacioneve të raportuara nga TMZ, Kanye West dhe Chaney Jones bënë një udhëtim në Japoni dhe pas udhëtimit të tyre zgjodhën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...