Kanye West i ka kërkuar falje Drake duke adresuar edhe prishjen e raporteve të tyre.
Në Twitter të mërkurën ishte West që dërgoi mesazhe pozitive.
“Dërgoj energji të mirë dhe dashuri për Drake dhe familjen e tij”.
“Unë kam parë imazhet në internet dhe e kuptoj se ka pasur konfuzion për koncertin”, u shpreh Ëest i cili kritikoi një koncert të Drake.
Po ashtu Kanye i kërkoi falje Drake që marrëdhëniet i acarruan dhe që u bartën edhe në datat e lansimeve të këngëve të reja të tyre.
West mohoi se e ka tradhtuar Drake duke i treguar Pusha-T për faktin që Drake është bërë baba në formë të fshehtë dhe që e zbuloi Pusha në këngën e re të tij.
Kërkim falja e West vjen pas spekulimeve se Drake ka pasur aferë me Kim Kardashian (e ashtuquajtura “Kiki” në këngën “On My Feelings”. Sidoqoftë, Kim mohoi spekulimet duke thënë se me Drake kurrë s’ka pasur ndonjë raport.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...