Kanye West i bën dhuratë super luksoze gruas së tij Kim Kardashian

11:56 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Reperi Kannye West di si të trajtojë femrat. Ai i ka blerë veturë të tipit ‘Mercedes Benz G-Wagon” gruas së tij, Kim Kardashian. Çmimi i kësaj veture është 240000 dollarë.

 

Kim nuk priti shumë që këtë dhuratë ta ndaj me ‘ndjekësit’ e saj në Instagram duke postuar video të shumta në ‘Instastory’.

“Oh zoti im, sapo dola nga fitnesi dhe isha e befasuar nga kjo vogëlushja e re” tha Kim në njërën nga videot e postuara.

Vetura ka ngjyrë të gjelbërt neon, njëlloj sikurse fustani i Kim që kishte veshur në dasmën e reperit 2 Chainz.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme