Kanye West ka konfirmuar se do të nxjerrë dy albume të reja. Në një seri postimesh në Twitter, reperti thotë se fillimisht do të jetë një regjistrim solo me “7 këngët”, që pritet të dalë më 1 qershor.
I dyti do të vijë një javë më vonë, në 8 qershor dhe është një bashkëpunim me Kid Cudi, i quajtur “Kids see ghosts”.
Këto do të jenë albumet e para të Kanye që nga 2016, “Life of Pablo”, dhe vjen disa ditë pasi bëri të ditur se po shkruan një libër filozofik.
Ai tha se libri aktualisht ka formën e postimeve. “Meqë ra fjala ky është një libër që po e shkruaj në kohë reale. Nuk ka botues apo publicist që të më thotë ku dhe sa faqe të shkruaj”, thuhet në postimin e tij./TCH/
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin