Kim Kardashian bëri kërkesë për të qenë ligjërisht beqare prej tij vetëm dy javë më parë.
Dhe tani, Kanye West, 44 vjeç, ka blerë një shtëpi 4.5 milionë dollarë matanë rrugës nga ish-gruaja e tij Kim, 41 vjeç, në Hidden Hills të Los Angeles.
Reperi – i cili ka katër fëmijë me Kim është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje.
Kanye së fundmi ka shprehur publikisht planin e tij për të bashkuar familjen dhe për t’u pajtuar me Kim, pavarësisht se ylli i KUWTK po vazhdon romancën me Pete Davidson.
Kanye pagoi 4.5 milionë dollarë për pronën – 421,000 dollarë më shumë se çmimi i fillestar, për t’u siguruar që të mos kishte oferta tjera, shkruan DailyMail.
Krahasuar me rezidencën në Malibu që ai bleu në shtator për 57.3 milion dollarë, kjo, e ndërtuar në vitin 1955, është shumë më modeste.
Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 1,07 hektarësh tokë dhe vetë shtëpia ka një sipërfaqe prej 3,651 metra katrorë, ndërsa përmban 5 dhoma gjumi dhe 3 banjo dhe një pishinë të madhe në natyrë.
Blerja e Kanye vjen pasi ai iu lut publikisht ish-partneres së tij, Kim që të ‘kthehej’ tek ai gjatë koncertit të Larry Hoover me Drake.
Dhe gjatë një interviste të 4 nëntorit për Drink Champs, Kanye iu referua Kimit si ‘gruaja’ e tij në kohën e tashme dhe pretendoi se ai nuk ishte ende i divorcuar nga ajo.
Deri më tani, ylli i Keeping Up With The Kardashians duket se po i injoron lutjet publike të ish-it të saj dhe ajo nuk ka hequr dorë nga marrëdhënia e saj me yllin e SNL, Pete Davidson.
Kim bëri kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për t’i rikthyer emrin e saj të vajzërisë në dokumente të regjistruara dhe po pret me durim një gjykatës që të nënshkruajë dokumentet për ta caktuar atë sërish si një grua beqare.
Gjëja më interesante për t’u theksuar në dosjen e fundit është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë t’i rikthehet, që do të thotë të heqësh West nga emri i saj pavarësisht bizneseve të saj, si KKW Beauty dhe aroma KKW, ku përdori inicialet e saj si grua e martuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...