Javën e kaluar, Murati u deklarua vetëm për Olën në “Për’puthen”, duke treguar se ka një pëlqim shumë të fortë ndaj saj. Gjatë takimit të tyre në plazh, teksa përkëdheleshin dhe prekeshin me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.
Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muratin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër.
Teksa të gjithë mendojnë se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në të ardhmen, Ola ka hedhur dy ditë më parë dyshime të forta për tradhti. Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit (inicialet e emrit të saj dhe të Muratit), ndaj kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.
I vendosur në vështirësi dhe teksa dridhej, Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit dhe tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.
Mirëpo, Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, shkruan IconStyle.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit