“Kanagjegji” vjen nga Big Mama

19:49 | 25 Qershor 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë.

Artistja, e cila i ka qëndruar besnike zhanrit të saj që nga fillimi, këtë radhë ka sjell një këngë pak më ndryshe, shkruan arbresh.info

“Kanagjegji” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit turbo folk me elemente popullore.

Kënga është produkt i kompozitorit Ebrar Mazhar, ndërsa për vargjet është kujdesur tekstshkruesi i njohur shqiptar, Avni Qahili.

Klipi është xhiruar në Prizren nga produksioni XL Films.

Big mama shfaqet me veshje kombëtare shqiptare, tamam si një nuse e vërtetë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme