Google ADS

Kamioni hyn mes fansave, një i vdekur e tre të lënduar në koncertin e Bruno Mars

09:47 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Një kamion ka hyrë mes një grupi fansash në një festival në Holandë.

Një person ka mbetur i vdekur e tre të tjerë janë lënduar para se kryesi i veprës të largohej nga vendi i ngjarjes, raporton The Sun, transmeton arbresh.info.

Policia e provincës së Limburgut ka thënë se autoritetet janë ende në kërkim të kamionit të bardhë ose një autobusi të vogël.

Disa të pranishëm e kanë përshkruar makinën si një autobus i vogël i bardhë.

Koncerti tre ditor ndiqet tradicionalisht nga dhjetëra mijëra fansa dhe ka përfunduartë dielën me performancën e këngëtarit amerikan Bruno Mars./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme