Jackie Chan është një aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez. Lindur në Hong Kong, në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi). Karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në SHBA
Emri i tij origjinal është Chen Gangsheng, ndërsa mbiemri i vërtetë është Fang. Djali i tij mban mbiemrin e vërtetë.
Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:
1.Në librin “Never Grow Up”, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar gratë madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë, dhe kishte rrahur djalin e tij.
2.Babai i tij ka shpërbyer si spiun për Guomindanin, Partia Nacionaliste Kineze, armike e Partisë Komuniste të Mao Ce Dunit. I dha fund karrierës me vendosjen në Hong Kong.
3. Jackie ka frikë nga gjilpërat.
Në një intervistë tha se për të ishte gjë e pabesueshme dhe e tmerrshme të shihte gjilpërën teksa hyn në lëkurë.
4. Jackie Chan ka bërë të ditur se pasuria e tij shkon rreth 400 milionë dollarë.
5. Kur doli filmi “Gjarpri nën hijen e shqiponjës”, Jackie u padit nga disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve, për shkak të një skene ku një mace lufton me një gjarpër.
6. Jackie Chan ka pasur lidhje romantike me shumë femra në jetë. Gruaja e tij është Joan Lin, e cila ishte një aktore e famshme në Hong Kong para se të martohej me të. Ajo hoqi dorë nga filmat pas martese dhe tani kujdeset për fëmijët. Megjithatë, gruaja më e dashur për Jackie Chan është Teresa Teng, e cila ka qenë këngëtarja më e famshme e Kinës.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...