“Kam katër nëna!” Banori i ri i “Big brother VIP” habit me deklaratën e fundit

07:45 | 6 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Banori më i ri i shtëpisë, Igli Zarka, ka rrëfyer një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij në “Big Brother VIP”. Aktori foli për familjen, e sidomos për nënën.

Ai zbuloi se e ëma ka vuajtur nga kanceri, por tani fatmirësisht e ka kaluar dhe është shëruar. Mirëpo, gjatë bisedës, ai zbuloi edhe një detaj të çuditshëm dhe misterioz. Igli tha se ka katër nëna, por nuk sqaroi asgjë më shumë, duke thënë se për këtë do të fliste ndoshta më vonë.

“Momenti më i lumtur ka qenë kur unë kam filluar t’i kuptoj prindërit e mi, gjë që ka ndodhur katër vite më parë. Historia është e gjatë, por që do t’ju tregoj një herë tjetër. Nuk mund të tregoj se me çfarë merren prindërit e mi, por që unë realisht kam katër nëna”,- rrëfeu Igli.

Më pas, ai shtoi: “Dita më e lumtur e jetës time është momenti kur nëna ime shpëtoi nga kanceri, sepse e mbajti një vit të fshehur që unë të fitoja audicionin. Dhe nuk më tha mua që ishte me kancer dhe u shërua”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme