Ozcan Deniz, i cili ka nisur xhirimet e serialit ‘Istanbul Bride’, pak javë më parë u detyrua të lërë sheshin e xhirimit për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi gjatë punës.
Pas orëve të gjata në xhirime, për aktorin e njohur me rolin e Kahramanit në “Një pjesë e imja”, mjekët këshilluan një muaj trajtim mjekësor, pas një inflamacioni nervor të rënduar. Por, siç është mësuar, aktori është rikthyer në xhirime dhe nëse ndihet keq, provat ndërpriten.
Me gjithë këshillat e mjekëve, Ozçan Deniz po punon 10 orë në ditë, sepse seriali pritet të fillojë së shpejti transmetimin në Star Tv, transmeton class
Ndërsa, sa i përket jetës personale, Deniz është në qiellin e shtatë. Partnerja e tij 25-vjeçare Feyza Aktan, është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe mësohet se foshnja do të jetë vajzë. Sapo mësoi lajmin se Feyza është shtatzënë, aktori i ka blerë asaj një unazë që kushton 250 mijë lira turke (65 mijë dollarë).
Po kështu, me gjithë problemet që ka me shëndetin, Ozcan Deniz nuk ka ndër mend të dorëzohet. Ai, madje, ka menduar edhe të lidhë kurorë me partneren e tij në muajin dhjetor. Lajmin e martesës e kanë konfirmuar edhe miq të afërm pranë çiftit.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...