Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka qenë mysafir i Ermal Mamaqit në emisionin Xing me Ermalin, ku është paraqitur mjaft gazmor dhe me shaka iu është përgjigjur pyetjeve të nikoqirit.
Njëra nga pyetjet e komikut të njohur drejtuar ish-kryekuvendarit ishte se a i dëgjon këngët e Unikkatilit.
“Disa i ka të rënda…”, ishte përgjigja e Veselit për këngët e Viktor Palokajt.
“Por, unë e dëgjoj edhe bashkëvendësin tim, MC Kresha, i cili është i jashtëzakonshëm”, ka vijuar më tej ai.
Ndërkaq, në vazhdim, Ermali i ka përmendur disa prej ‘diss-eve’ të Unikkatilit.
Një tjetër pyetje e prezantuesit ishte edhe për flamurin, ndërsa Veseli u përgjigj se flamuri kombëtar për të është ai shqiptar, derisa flamuri shtetëror është ai i Kosovës. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit