Kader Kicaj pati përlotur të gjithë me historinë e saj tejet emocionuese dhe prekëse.
Ajo gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kishte treguar se nëna e saj e kishte braktisur kur ajo ishte dymuajshe, derisa motra e saj kishte qenë një vit e një muaj.
Gjatë asaj kohe, babai i saj jetonte jashtë vendit, derisa arsyen për ndarjen e prindërve nuk e kishte kuptuar kurrë.
Siç potencoi Kaderi, për të dhe motrën në fillim ishin kujdesur gjyshja, gjyshja dhe xhaxhai i saj. Pas vdekjes së gjyshit, modelja nga Prizreni tha se babai i saj ishte martuar me një grua tjetër.
Pas ardhjes së njerkës në jetën e tyre, ajo tha se gjërat ndryshuan për të dhe motrën por jo për mirë.
Tani, pas përfundimit të formatit Kaderi siç duket ka pasur një takim me nënën e saj, për të cilin ajo e bëri të ditur në Instagram.
Ajo pozoi në një fotografi bashkë me të ëmën dhe kjo është hera e parë që e prezanton para publikut pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...