Google ADS

Ka mbuluar 98% të trupit, modelja u verbua pasi bëri tatuazh edhe sytë

11:14 | 26 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Një modele e cila ka mbuluar pothuajse gjithë trupin me tatuazhe ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e hidhur kur vendosi të bënte tatuazh edhe brenda syve të saj.

Ambër Luke, mbeti e verbër përkohësisht, madje qau me lot blu, një përvojë e cila e bëri të betohet se nuk do të bënte më modifikime ekstreme të trupit.

Sipas The Daily Star, ngjarja ndodhi kur modelja ishte në të njëzetat.

Luke ka shpenzuar mbi 90,000 dollarë për modifikime të trupit ndër vite, duke bërë gjëra të ndryshme që nga mosha 14 vjeçare dhe tani ka mbi 600 tatuazhe që mbulojnë 98 për qind të trupit të saj.

Pavarësisht se ishte e mbuluar nga koka te këmbët me një sërë tatuazhesh dhe piercing të ndryshëm, ylli i rrjeteve sociale nuk kishte përjetuar kurrë diçka të ngjashme me tatuazhet e kokës së saj.

Që nga ngjarja, Luka ka shkruar një postim në Instagramin: Proceduara torturuese më bëri të duroja katër injeksione shiringash në secilin prej syrit tim.

“Kam qarë me lot blu për dy ditë pasi u krye procedura.”

Duke u përpjekur të portretizonte me saktësi gjatësinë e betejave të saj, Luke bëri një tatuazh të një gruaje që qante me lot blu në gjoks./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme