Këngëtari Justin Timberlake është shumë i pëlqyer për muzikën e tij anë e mbanë globit.
Ai mundohet që të jetë pranë fansave në secilin koncert që mban, teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe në koncertin e tij të fundit, të mbajtur në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
Në këtë koncert, ai ka pasur shumë afër skenës së tij një çift shqiptar.
Madje në një nga momentet gjatë performancë, Timberlake ka marrë telefonin e ofruar nga fotografi ferizajas, Kem Qerimi, për të xhiruar me të përreth.
Pranë Qerimit duke shijuar performancën ishte edhe e dashura e tij, e cila është ndër shqiptaret e rralla që punon si inxhiniere në kompaninë “Facebook”.
“Në rregull, Justin, do t’u jap telefonin tim”, ka shkruar Qerimi në videon, të cilën vendosi që ta ndajë me fansat e tij në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/BiCg1c0n5yv/?taken-by=kem.man
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë