Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Instagram sot (e premte, 12 shkurt), Justin Timberlake u kërkoi falje Britney Spears dhe Janet Jackson për “hapat e gabuar” për të cilat ai tha se kontribuan në “një sistem që miraton mizogjininë dhe racizmin”.
“Unë kam parë mesazhet, tag-et, komentet dhe shqetësimet dhe dua të përgjigjem. Më vjen keq për periudhën në jetën time kur veprimet e mia kontribuan në një problem, ku unë fola jashtë radhe, ose nuk u shpreha për atë që ishte e drejtë,” shkroi ai.
Në deklaratë, Timberlake nuk përmend shembuj konkretë të veprimeve për të cilat pendohet, por komentet u referohen dy periudhave kur ai ishte ne qendër të tabloidëve, duke përfshirë Britney Spears dhe Janet Jackson.
Spears, e cila është në mes të një beteje të profilit të lartë ligjor në lidhje me kujdestarinë e saj, gjeti mbështetës të shumtë pas transmetimit të “Framing Britney Spears”, një dokumentar që shqyrton karrierën e këngëtares dhe përballjen e saj me mediat. Sjellja e Timberlake duket se kontribuoi në mënyrën si Britney u trajtua dhe efekti që pati te ajo, sidomos te shëndeti mendor.
Spears dhe Timberlake qenë një nga çiftet më të përfolur në vitet 2000. Njerëzit iu kundërvunë Justin Timberlake duke aluduar se ai e filloi karrierën duke dëmtuar figurën e Britney-t. Sipas tyre, Justin nxiti thashethemet që vendosnin në dukje se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e saj. Asokohe, thuhej se Britney e tradhtoi Justin Timberlake, ndërkohë që kohë më pas ai publikoi “Cry Me a River”, ku shfaqej një vajzë e ngjashme në pamje me Britney-n dhe portretizohej si tradhtare.
“Unë posaçërisht dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, sepse shqetësohem për to dhe i respektoj këto gra dhe e di që dështova. Unë gjithashtu ndihem i detyruar të përgjigjem, pjesërisht, sepse të gjithë të përfshirët meritojnë më mirë dhe më e rëndësishmja, sepse kjo është një temë e gjatë dhe unë dua me gjithë zemër të jem pjesë dhe të rritem,” tha Timberlake.
Gjatë performancës në Super Bowl 2004, Justin i tërhoqi veshjen Janet Jackson duke i zbuluar gjoksin. Asokohe, veprimi u kritikua së tepërmi, por të gjitha kritikat ishin për Janet, ndërsa Justin qëndroi në hije.
Justin u ndal edhe te industrinë e muzikës “me të meta” për të cilën tha se “privilegjon burrat, veçanërisht burrat e bardhë, për sukses”.
“Unë nuk kam qenë i përsosur në të kuptuarin e gjithë kësaj gjatë gjithë karrierës time. E di që kjo ndjesë është një hap i parë dhe nuk heq të kaluarën. Unë dua të marr përgjegjësi për hapat e mi të gabuar në të gjitha këto, si dhe të jem pjesë e një bote që lartëson dhe mbështet. Kujdesem shumë për mirëqenien e njerëzve që dua dhe i kam dashur. Unë mund të bëj më mirë dhe do të bëj më mirë.”
Një burim i afërt me Timberlake tha për Page Six se ndjesa e tij ndaj Janet Jackson and Britney Spears është e vërtetë. “Ai kërkoi vetë falje dhe është vërtet nga zemra. Kjo nuk ka të bëjë me publicitetin,” tha burimi./lapsi/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza