U rikthyen së bashku pas një periudhe shkëputje, por sërish u ndanë, apo siç mediat e huaja shkruajnë kanë marrë pak kohë për të parë nëse është më mirë të jenë bashkë apo secili më vete.
Selena Gomes dhe Justin Bieber, këtë periudhë ndarjeje duket se po e shfrytëzojnë më së miri larg njëri-tjetrit.
Këngëtarja po kalon disa ditë pushimi në Sydney, ndërsa Justin duke u argëtuar me miqtë e tij në klube.
Por ndërsa Selena është fotografuar më së shumti me miket e saj, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Justin.
Dy ditë më parë këngëtari është fotografuar duke dalë nga një lokal nën shoqërinë e një vajze bionde.
Ende nuk është bërë publik identiteti i vajzës, ndërkohë që presim nëse edhe Selena do të bëjë të njëjtën gjë./TCH/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...