Çifti u takuan në Paris për të diskutuar për çështjet e të rinjve.
Justin Bieber dhe Hailey Bieber u pritën të dy në Pallatin Élysée nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron të hënën në Paris, shkruan Daily Mail.
Duke bërë më të mirën e tij për këtë rast, Justin, 27 vjeç, u pa duke pozuar me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir rreth qafës së tij dhe një palë atlete blu Nike.
Këngëtari kanadez i pop-it postoi një foto në grup për 179 milionë ndjekësit e tij nga takimi, ku ai u bashkua me Macron, 43 vjeç, i veshur zyrtarisht me një kostum gri dhe kravatë.
Sipas raporteve artisti kanadez thuhet se ka kërkuar të takojë vetë presidentin francez dhe grupi diskutoi ‘çështje që lidhen me rininë’.
Ai u bashkua me gruan e tij Hailey, 24 vjeçe, e cila dukej mahnitëse me një fustan ngjyrë bezhë, të hapur në pjesën e përparme.
Ndërkohë, Brigitte, 68 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës me një fustan të bardhë dhe xhaketë që përputhej ndërsa grupi buzëqeshi së bashku për fotografinë e grupit.
Sipas BFMTV Justin sapo ishte ‘duke kaluar andej pari’ kur vendosi të kërkonte një vizitë me Macron.
Takimi duket se i ka zënë në befasi edhe mediet franceze, megjithëse ndodhi në Fête de la mosique të Francës, ose Ditën e Muzikës.
Fotografitë e shkëputura nga takimi tregojnë se Justin dhe Hailey të dy mbërritën në takim me maska, ashtu si Macron dhe gruaja e tij, megjithëse i hoqën ata për takimin duke respektuar distancën sociale.
Presidenti francez dhe ylli i pop-it shtrënguan duart, dhe ai gjithashtu u pa duke përqafuar Brigitte, një mësuese shkolle.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...