Google ADS

Justin Bieber zbulon se vuan nga sëmundja e Lyme

12:38 | 9 Janar 2020
Arbresh.info

Këngëtari kanadez i zhanrit pop Justin Bieber ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

“Kanë qenë një dy vjet të vështirë”, ka shkruar në Instagram 25-vjeçari, duke shtuar se gjithashtu po vuante nga një infeksion kronik, transmeton portali arbresh.info.

Ylli tha se kishte njohuri për spekulimet nëpër media sociale se ai kishte probleme me drogën, pasi u fotografua duke u dukur i sëmurë dhe me njolla në lëkurën e tij.

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial i shkaktuar nga rriqrat.

Simptomat shpesh përfshijnë një skuqje, dhimbje të muskujve dhe lodhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme