Këtë javë janë bërë virale fotot që tregonin Justin Bieber duke qarë pranë të fejuarës së tij Hailey Baldwin në New York City.
Shumë spekulime u përhapën në lidhje me arsyen e mërzitjes së yllit të popit, ndërsa u ngritën pikëpyetje se çfarë po ndodhte mes çiftit të famshëm.
Por Justin ka siguruar fansat se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
“Ju keni ditë të mira dhe keni ditë të këqija,”-tha 24-vjeçari.
“Nuk është e vërtetë nëse nuk keni ditë të këqija”.
Deklarata e tij erdhi pasi u pa duke mbajtur një kopje të librit ‘Kuptimi i martesës’.
Libri i shkruar nga Timothy Keller, u tregon lexuesve vizionin se çfarë duhet të jetë martesa sipas Biblës.
Megjithëse çifti u fejua një muaj më parë, po planifikojnë që të martohen.
“Justin dhe Hailey tashmë po diskutojnë planet për dasmën. Ata duan të martohen vitin e ardhshëm në një ceremoni të vogël,”-tha një burim për E! News.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...