Fituesi i çmimit Grammy, Justin Beiber, iu bashkua shokut të tij Daniel Caesar në skenë të premten (15 prill) për një paraqitje surprizë në ditën e hapjes së Coachella 2022, mes rikthimit triumfues të eventit pas dy vitesh pushim për shkak të pandemisë COVID-19.
Si një kënaqësi shtesë, Bieber doli pa këmishë me një kapele bejsbolli Phillies prapa dhe xhinse të gjera që nxirrnin në pah të brendshmet e Calvin Klein.
Ai dhe Caesar, 27 vjeç, performuan këngën e tyre hit “Peaches” nga albumi i gjashtë në studio i Bieber “Justice” pasi kënga fitoi katër çmime Grammy, duke përfshirë këngën e vitit.
Edhe pse Giveon, i cili gjithashtu shfaqet në këngë, është planifikuar të performojë në festival të shtunën, ai nuk iu bashkua dyshes në skenë, shkruan People.
Paraqitja befasuese e Bieber vjen mes turneut të tij botëror “Justice”, pasi ai u rikthye nga një diagnozë COVID-19 që e detyroi atë të shtyjë datën e tij të koncertit në Las Vegas në shkurt.
Ndërsa, Bieber mori pjesë në ceremoninë e 64-të të çmimeve Grammy në fillim të këtij muaji, duke ecur në tapetin e kuq bashkë me gruan e tij, Hailey Bieber.
Bashkëshortja e tij ishte e pranishme për të ndjekur nga afër performancën e artistit, bashkë me mikeshat e saj Kendall dhe Kylie Jenner.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit