Justin Bieber po iu kthehet shprehive të vjetra

10:46 | 9 Tetor 2018
A. B.

Miqtë Justin Bieber thonë se sjelljet e fundit të këngëtarit tregojnë se ai sërish është duke kaluar nëpër në periudhë të trazuar jetësore dhe se po lufton me rënien e shpejtë të popullaritetit.

Në kohët e fundit, 24-vjeçari është në ballinat e mediave botërore, pas martesës së Hailey Baldwin, por miqtë tij thonë se ai nuk po kalon mirë në jetën private – transmeton Hollywood Life.

Burimet pranë këngëtarit theksojnë se kanë frikë që ylli i muzikës mund t’u kthehet shprehive të të kaluarës, ku në radhë të parë hyjnë ndejat e shthurura.

Menaxheri i Bieber, Scooter Braun, ka pranuar se është i shqetësuar se këngëtari mund ta teprojë me ndejat dhe se një ditë mund të mos zgjohet nga teprimi me opiate.

https://www.instagram.com/p/BitRjknloOz/?utm_source=ig_embed

Ndryshe, gjatë karrierës së tij, Justin ka pasur shumë ngritje dhe rënie. Para pesë vitesh, ai ishte fotografuar duke vizituar një bordello në Rio de Janeiro, ndërsa në vitin 2014 ishte arrestuar për vozitje në gjendje të dehur.

Megjithatë, në vitet e fundit, Bieber i është përkushtuar fesë dhe ka thënë se do të bëjë ndryshime pozitive në jetë.

https://www.instagram.com/p/BlBvw2_jBKp/?utm_source=ig_embed

Por, veprimet e fundit të këngëtarit hedhin dyshime se ai mund të kthehet me të vjetrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme