Google ADS

Justin Bieber përsëri në telashe

15:58 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, njihet për telashet e tij me forcat e rendit.

Në momentin që menduam se ai ishte qetësuar, Justin tregon se gjërat vazhdojnë të jenë si më parë.

Policia e Los Angeles ka hapur hetimet për këngëtarin e ri pasi ai ka qëlluar me kokë një person gjatë një feste në restorantin “Serafina”.

Sipas TMZ-së, Bieber po debatonte me aktorin e “That’s So Raven”, Kyle Massey, kur një i panjohur i ka xhiruar me telefon.

Këngëtari i ka kërkuar të fshijë videon, por ai nuk ka pranuar e në inat e sipër e ka goditur me kokë.

Tabloidi i njohur ka shkruar se personi i dhunuar nuk ka pranuar të padisë Justin-in, por pavarësisht kësaj hetimet vazhdojnë akoma. /Blitz.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme