Këngëtari i popit, Justin Bieber ka ofenduar fansen e tij në mes të gjithë turmës kur ishte duke hyrë në makinë dhe ajo iu afrua për të bërë një foto me të. “Shikoje veten, ma shpife,”– ka thënë 23-vjeçari duke shtuar se ajo po i cënon jetën e tij private.
Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e së premtes, para se ai të niste koncertin e tij në Melbourne, Australi. Sabah Helal ishte 20 vjecarja që qëndroi gjithë ditën në rradhë për të bërë një foto me këngëtarin, dhe reagimin i tij e ka lënë pa fjalë.
Nëna e vajzës ka thënë për Dailymail se pas disa vitesh që e mbështeste muzikën e tij, tani Sabah nuk do të jetë më pjesë e koncerteve të tij. Së fundmi, Justin Bieber njihet për problemet e tij me fansat pasi ka patur edhe incidente të tjera, si rasti kur goditi me grusht një djalë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...