Pas ndarjes ata u bashkuan sërish në tetor.
Pas ndarjes së Selena Gomez nga The Weeknd, ajo vendosi të ju kthehej dashurisë së vjetër, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.
Justin Bieber thuhet se dëshiron t’i dëshmojë Selena Gomez dhe familjes së saj që më parë nuk e aprovoi lidhjen e tyre, se tani ai është një i dashur më i mirë.
Një burim i revistës People tha se Justin nuk i ndahet më Selena Gomez, duke i qëndruar gjithmonë afër.
“Justin dhe Selena gjithmonë janë bashkë. Ata shpenzojnë shumë kohë së bashku, marrin pjesë në shërbimin e kishës së bashku, edhe në darkë dyshja rrinë gjithmonë vetëm. Justin është vënë në provë për të dëshmuar se ai është një i dashuri më i mirë”, ka shtuar burimi.
Sidoqoftë, pavarësisht romancës së tyre, çifti nuk e kanë me nxitim edhe për të kaluar sezonin e festave së bashku, pasi që familja e Selenas thuhet se janë të kujdesshëm në këtë aspekt.
Një burim i brendshëm në familje ka treguar se familja e Selenës nuk janë të lumtur për lidhjen e saj me Justin.
“Familja e Justin gjithmonë e donte Selenën, por familja e Selenës ende nuk është e lumtur për të, kur e shohin me Justinin. Selena nuk sjell Justin në ndonjë ngjarje familjare. Selena po kalon Krishtlindjen me familjen e saj. Deri tani, Justin nuk është i ftuar”, ka thënë ky burim./arbresh.info/
El Salvadori dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër...
Begaj takim me familjet shqiptare në Bolonjë: Krenar për suk...
Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim deputetin demokrat As...
Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të ...
Imitimi i banorëve të shtëpisë nga Gjesti shkakton të qeshur...
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri