Google ADS

Justin Bieber mashtronte avokatët

21:59 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Këngëtari kanadez, Justin Beiber, duket se shumë shpejt do të kuptojë ndryshimin ndërmjet situatave kur gënjen një mësuese dhe kur gënjen njerëzit e ligjit.

Avokatët kanë akuzuar Justin Bieber se ka mashtruar për të shmangur një dhënie dëshmie.

Artisti 22 vjeçar u ka thënë atyre që ishte i sëmurë dhe për këtë arsye nuk mund të paraqitej për dëshminë.

Megjithatë, avokatët rrëfejnë se ai ka mashtruar pasi kanë në zotërimin e tyre video që tregojnë se Bieber nuk ishte sëmurë, por thjesht ishte shumë i zënë duke festuar.

Si u zbulua Justin Bieber me planin e tij të mashtrimit? Nga disa video të thjeshta në YouTube, të publikuara nga fansat e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme