Justin Bieber këngëtari shumë i dashur për publikun përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin për një periudhë nga muzika.
Ai përmes një postimi në Instagram, ka trishtuar fansat e tij, të cilët prisnin që të sjell diçka të re në muzikë, shkruan portali arbresh.info.
Bieber ka thënë se për të më e rëndësishme është familja dhe shëndeti i tij mendor por premtoi se do të rikthehet me album të ri.
“Lexoj shumë mesazhe ku më thoni se doni një album të ri. Kam bërë ture gjatë gjithë adoleshencës time dhe në të 20-tat e hershme…Kam kuptuar, ashtu siç e keni vënë re dhe ju, se kam qenë i pakënaqur në koncertet e fundit dhe unë bashkë me ju nuk e meritojmë këtë. Ju paguani para që të vini të më shihni dhe të kaloni një kohë të mirë, duke bërë qejf dhe unë kam qenë i pamundur emocionalisht për t’jua plotësuar dëshirën. Kam qenë duke kërkuar që të gjykohem për gabimet e mija siç të gjithë ne bëjmë…Tani jam shumë i fokusuar që të riparoj disa nga problemet e thella që kam, që shumë nga ne mund ti kenë, në mënyrë që të mos rrëzohem, që të mbaj një martesë të lumtur dhe të bëhem babai që dua. Muzika është shumë e rëndëishme për mua, por asgjë nuk krahasohet me familjen time dhe shëndetin”, ka thënë Justin.
Bieber shtoi se albumi “ASAP” do të publikohet pasi të rikthehet në muzikë, krejt në fund kërkoi falje për drejtshkrimin në postim. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...