Google ADS

Justin Bieber ironizon Taylor Swift

09:38 | 16 Nëntor 2019
Arbresh.info

Taylor Swift, e cila deklaroi se ish-kompania që e menaxhonte po i ndalon të performojë këngët e saj të vjetra, kërkoi që artistët që menaxhon Scooter Braun të reagojnë në lidhje me çështjen në fjalë. Fjalët ranë në veshin e duhur dhe Justin Bieber reagoi, sigurisht që jo në anën e Taylor-it.

Në Instagram, Bieber postoi një screenshot të një artikulli të TMZ, që paraqet versionin e kompanisë Big Machine Label, që ka sot të drejtat e gjashtë albumeve të parë të këngëtares.

Për kontekst: Ithaca Holdings e Braun bleu Big Machine Label Group nga themeluesi Scott Borchetta si pjesë e një marrëveshjeje prej 300 milionë dollarësh. Swift nënshkroi me labelin nga viti 2006 për albumin e saj debutues deri në vitin 2017, para se të shkonte të Universal Music Group. Kjo do të thotë se këngëtarja nuk ka asnjë të drejtë për projektet e mëparshme muzikore.

Në artikullin e TMZ, theksohet se një përfaqësues i Big Machinë ka deklaruar se “Taylor Swift ka 100 për qind të drejtë të performojë këngët e vjetra në American Music Awards”. “Konfuzioni ynë në lidhje me deklaratën e saj është se nuk kemi të drejta ligjore ta ndalojmë një gjë të tillë dhe të dyja skuadrat e dinë këtë.”

Por ndërkohë publicisti i Swift u shpreh se “Big Machine e ndaloi këngëtaren të riregjistrojë këngët e vjetra”.

Selena Gomez shkroi gjithashtu në Instagram, por ndryshe nga Justin Bieber, mbajti anën e Taylor.

“E njoh Taylor-in prej 13 vitesh. Ajo është gruaja më e përkushtuar, më e fortë dhe më guximtare që kam njohur. Jam kaq krenare për ditarin e saj [tekstet e këngëve], të cilin e dëgjoi gjithë bota. Ta shoh teksa përpiqen ta shkatërrojnë është një ndjenjë shumë e keqe. Taylor lufton. Nuk do të ndalojë kurrë së luftuari. Njerëzit rriten prej zgjedhjeve. Disa do të qëndrojnë njësoj përgjithmonë. Me gjithë zemër shpresoj për një ndryshim të situatës.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme