Justin Bieber: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Selenën

10:36 | 27 Mars 2019
A. B.

Justin Bieber kohëve të fundit është shumë i përfolur nga mediat rozë, në veçanti për jetën e tij private.

Këngëtari Bieber ka treguar njëherë e mirë për ndjenjat e tij për ish të dashurën, Selena Gomez, shkruan portali arbresh.info.

Kjo pasi është akuzuar shpesh se nuk e do fare gruan e tij dhe se zemra i rrah ende për bukuroshen Selena me të cilën ishte në lidhje dashurie kohë më parë.

“Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam i dashuruar në gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është një përgjigje për të gjithë të papjekurit që dërgojnë mesazhe të tilla për Hailey si ‘Selena është më e mirë për të’. Hailey është nusja ime, nëse nuk e pëlqeni atë apo nuk e mbështetni, do të thotë që nuk më përkrahni dhe më doni mua”, shkruan Bieber.

Ndryshe, Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Rhode Bieber kanë folur për dashurinë e tyre dhe martesën të cilët nuk e kanë mohuar se kanë pasur kriza por që tashmë i kanë kaluar dhe po jetojnë së bashku në vilen e tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme