Justin Bieber po kthehet në shtëpi pasi ka bërë një blerje të konsiderueshme të pasurive të patundshme në Wellington County, Ontario.
Këngëtari i cili është në lidhje me Hailey Baldwin sapo ka blerë një rezidencë masive prej 5 milionë dollarësh në liqenin e detit në Kanada, e plotësuar me një pistë private për garat e kuajve, shkruan dailymail.
Shtëpia është tejet e bukur e mbushur me dritë nga dyert dhe dritaret e shumta në tavanin e harkuar. Justin dhe Hailey nuk do të kenë problem të argëtohen në shtëpi gjithashtu ata mburren edhe me një dhomë lojërash dhe kinema.
TMZ raporton se marrëveshja mbyllet të hënën kështu që Justin do të jetë në gjendje të shpërngulet shumë shpejt. Kjo është prona e parë që Justin ka blerë në disa vitesh jetese në Los Anxhelos.
Nuk është e qartë nëse ikona e popit ka në plan të bëjë blerjen e tij të re në shtëpinë e përhershme ose nëse do të jetë një largim gjatë sezonës së verës.
Gjatë fundjavës, Hailey ndau një fotografi të të dyve të cilët dukeshin të lumtur të ulur pranë njëri-tjetrit në një anije.
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...