Google ADS

Juliana Pasha, këngëtarja që mendon ndryshe

23:45 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Juliana Pasha është një nga këngëtaret tona që gjithmonë i ka kushtuar shumë rëndësi teksteve të këngëve, mënyrës së interpretimit dhe vlerës që do të ketë ajo këngë për publikun.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, ajo ka shprehur qëndrimin e saj rreth muzikës që po bëhet për klikime dhe se sa shpejt mësohen ato këngë.

Artistja  e njohur,  para tre ditësh ka lansuar projektin e saj të fundit, këngën “Jeto”, e cila ka për temë trafikimin e qenieve njerëzore.

Por, për dallim nga këngëtarë të caktuar Juliana Pasha ka treguar se nuk është e interesuar që kjo këngë të marrë klikime por të pëlqehet realisht nga publiku, edhe pse të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga klikimet do të shkojnë në ndihmë të personave të trafikuar nga Organizata “Të ndryshëm & të barabartë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme