Në një intervistë të disa kohëve më parë, Gentian Zenelaj i habiti të gjithë tregoi për herë të parë arsyen se përse ai nuk fliste me mikun dhe kolegun e tij, Julian Deda.
Sipas tij, në momenti që ai vendosi të largohej nga “Vizion Plus”, është dhënë një urdhër që aktorët të mos i flasin, dhe Juli e zbatoi këtë urdhër.
Pikërisht kjo deklaratë hapi diskutime të mëdha në rrjet dhe dy palët patën “përplasje” virtuale.
Megjithatë, lajmi i mirë është se dy kolegët dhe miqtë e vjetër i kanë lënë të gjitha pas krahëve dhe janë pajtuar sërish.
Në një intervistë për “Historia ime” në “Tv Klan”, Julian Deda shpjegoi arsyen e pajtimit me Julianin.
Madje, ai me humor shtoi se marrëdhëniet e tyre janë aq të mirë dhe tashmë flasin aq shumë, sa “rrezik prishen prapë”.
Deri tani na kanë pyetur pse u ndatë, askush nuk na ka pyetur pse u bashkuat. E vërteta është që rikthimi i Gentit apo prania e Gentit në spektakël i ka dhënë absolutisht një peshë tjetër spektaklit. E gjitha kjo duket në skeçe, në audiencë, por edhe në të mirën e spektaklit. Është një vlerë e shtuar në mënyrë të padiskutueshme. Edhe Gentin e kishte marrë malli të luante në një spektakël humori. Është një rikapitullim dhe nuk ja vlen të kthejmë kokën prapa, për të parë çka ndodhur deri më sot, nuk ja vlen fare. Flasim aq shumë sa ka rrezik do prishemi prapë.”- u shpreh Juli duke lënë të kuptohet edhe njëherë se gjithçka ia kanë lënë të kaluarës.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë