Mbrëmjen e sotme në “Soiree” është diskutuar për figurat publike shqiptare që janë bërë pjesë e politikës. Për të diskutuar në lidhje me këtë temë të ftuar në emision ishin disa nga personazhet e njohur si Ori Nebijaj, Andi Lila, Julian Deda, Arjola Demiri etj që janë përfshirë në politikë.
Gjatë një situate të improvizuar, Julian Deda mbajti një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në, duke qenë se prej vitesh ai e ka shprehur hapur mbështetjen për këtë krahë. Duke folur ai bëri dhe një “premtim”, që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Juli tha se do të rikthejë Çiljetën në PD dhe në program shpërthyen të qeshurat.
“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakise do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, u shpreh Julian Deda. /abcnews
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...