Aktorja hollivudiane ka mbi dy dekada që është pjesë e kinematografisë botërore të filmit.
Ajo tashmë gëzon respekt dhe ka fituar një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Julia Robertsin, e cila foli për momentin më të pazakontë në karrierë që ndodhi pothuajse 20 vjet më parë.
Në vitin 1999, bukuroshja u shfaq në premierën e filmit “Notting Hill” me një fustan të kuq të shkurtër, ku kishte të shkurtra edhe mëngët, që i zbuluan edhe nënsqetullat me qime.
“Kjo foto më ka mbetur në kujtesën time që nga momenti kur u morr prej paparavëce. Unë thjesht nuk e vlerësoja mirë gjatësinë e mëngëve dhe i rrokullisja ato pa e ditur se si dy do të dilnin së bashku. Kështu që zbulova një gjë të bukur personale”, tha Julia.
Ndryshe, aktoren do ta shohim në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë muajve në vijim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...