Ju kujtohet biondja seksi në klipin e Gjebreas? Ja si duket ajo sot! (Video)

09:54 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

“Makina e memories”, do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve jo vetëm si klipi i parë shqiptar, por edhe për imazhin e një vajze bionde, me flokë të gjatë, që tërhoqi vëmendjen e çdo shikuesi…

Klipi i Ardit Gjebreas me regji të Petri Bozos, solli për herë të parë në një videoklip shqiptar rolin e protagonistes kryesore.

Po çfarë bën sot bukuroshja e viteve ’90?

Fatjona, asokohe modele, sot është doktoreshë dhe kërkuese shkencore në neurologji.

Ajo vijon të mbetet po aq e bukur edhe sot, kur ka ndërtuar një tjetër të re me bashkëshortin e saj Genti në SHBA.

Revista “Story” raporton se Lubonja është diplomuar në Harvard dhe në Universitetin e Columbias dhe ka disa grada shkencore.

a1_1488184437-8366900 a2_1488184437-3031753 a3_1488184437-4092151 a4_1488184438-8531991 a5_1488184437-6798613

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme