Lupçe dhe Katerina ishin një ndër çiftet tipikë në Big Brother Albania 9.
Që të dy ata treguan karakter të fortë dhe megjithë luhatjet përgjatë kohës që ishin në izolim, ishin të pandarë.
Edhe sot, ata vazhdojnë të jenë të tillë dhe këtë e treguan në intervistën e dhënë për Pop Culture këtë të mërkurë.
Mes të tjerash, Lupçe mohoi poshtë zërat e përhapur kryesisht në rrjetet sociale se ai nuk flet me Fiorentinën.
“Unë me Fiorin flas dhe kemi qenë bashkë në një lokal në Tiranë. Nuk ka ndodhur asgjë me Fiorentinën”, u shpreh ai.
Veç Fiorentinës, si Lupçe ashtu edhe Katerina thonë se kanë ruajtur raportet me Marjusin e Enidën, Elsamedin, por dhe Olsin.
Ndërkohë, Katerina rrëfeu se është duke vazhduar shkollën për instruktore palestre, ndërsa ëndrra e saj është një tjetër pas kësaj shkolle.
“Pas shkollës mendoj të futem tek Akademia e Rendit”, tregon ajo./top channel/
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...