Google ADS

“Ju kërkoj falje shqiptarëve!” Eva Alikaj flet për herë të parë pas përjashtimit nga “BBV”

18:38 | 3 Mars 2023
K.B

Eva Alikaj ka folur për herë të parë që pas përjashtimit të saj nga “Big Brother Vip” dy ditë më parë. Aktorja ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku i kërkoi ndjesë shqiptarëve për gjuhën e përdorur, por në asnjë moment Luizit që iu drejtua me ato fjalë.

“Mendoj se u skualifikova shumë shpejt. Edhe faji im është. Shpresova shumë që të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime. Ju kërkoj falje shqiptarëve. Se ka edhe të rinj që nuk duhet të dëgjojnë fraza të tilla. Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë. Por, çdo njeri në familjen e tij ka momente që del nga vetja. Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë (ta çaj kaftën). Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë,”-u shpreh ndër të tjera Eva.

Kujtojmë që Big Brother vendosi që Eva të largohet nga reality-show për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e 1 marsit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme