Josh Duhamel lavdëron Jennifer Lopezin si një bashkëpunëtore fantastike

13:35 | 4 Maj 2021
Përparim Bublaku
Aktori Josh Duhamel e quajti yllin Jennifer Lopez një bashkëpunëtore të jashtëzakonshme.

48-vjeçari Duhamel e portretizon të dashurin e 51-vjeçarjes Lopez në ekran të madh, në filmin e tyre të ardhshëm “Shotgun Wedding”. Së fundmi ai e pranoi që xhirimi i kësaj komedie romantike në Republikën Dominikane me Lopezin, ishte eksperienca më e mirë në karrierën e tij.

Për “Entertainment Tonight” aktori tha: “Kjo ishte një nga eksperiencat më argëtuese gjatë xhirimit të një filmi, që e kam pasur prej se jam pjesë e këtij biznesi. Fillimisht, në ishim në Republikën Dominikane që është një vend jashtëzakonisht i bukur. Pastaj, ishte një ëndërr e vërtetë të punoja me Jenniferin. Ajo është një profesioniste e vërtetë, shumë e përkushtuar në punën e saj dhe që të dy e duam këtë projekt shumë”.

Dyshja ka kohë të gjatë që janë miq të mirë, prandaj bashkëpunimi mes tyre ishte i lehtë dhe i mirëpritur.

“Ne e kishim një shoqëri të mirë mes vete. Ka kohë të gjatë që e njoh atë prandaj ishte e lehtë për ne të punonim me njëri-tjetrin. I gjithë ekipi i filmit dhe ai prapa kamerave ka bërë një punë të mrekullueshme, dhe e kemi një regjisor të jashtëzakonshëm që është, Jason Moore. Pra kjo thjeshtë ishte një situatë e tillë ku gjithçka përshtatet në mënyrë të përkryer. Jam shumë krenar për mënyrën si ka dalë filmi dhe mezi pres të finalizohet gjithçka rreth tij”, shtoi tutje aktori i filmave “Transformers”

Filmi “Shotgun Wedding” e rrëfen historinë e Darcyt dhe Tomit, të cilët vendosin të martohen në bregdet por dasma e tyre pengohet nga disa kriminel.

Duhamel e morri përsipër rolin e Tomit pasi aktori Armie Hammer hoqi dorë nga ky projekt, si pasojë e skandalit për dhunë, manipulim dhe abuzim emocional të disa grave me të cilat kishte pasur lidhje.

Lenny Kravitz, D’Arcy Carden, Selena Tan, Desmin Borges dhe Alex Mallari po ashtu janë pjesë e filmit, regjinë e së cilit e ka bërë Jason Moore.

“Shotgun Wedding” pritet të lansohet nëpër kinema në qershor të vitit 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme